Mimoza Mustafa Mësuese e Abetares

Mimoza është diplomuar në Universitetin “Eqerem Çabej”, Gjirokastër, në degën Mësuesi, Kimi, dhe Biologji. Moza është mësuese e liçensuar për fëmijë të moshës 3 muaj deri 6 vjec, gjithashtu disponon biznesin e saj Family Day Care Newton.

Valbona Nikolla

Eshte mesusese e gjuhes shqipe per femijet e moshes parashkollore. Valbona ka kryer studimet e larta për mësuesi në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin "Eqrem Çabej", në qytetin e Gjirokastrës. Ajo ka ushtruar profesionin e mësueses për disa vite në Tiranë. Valbona ka punuar gjithashtu edhe si korrektore letrare. Aktualisht punon si ndihmës mësuese për Quincy Public Schools.

Teuta Idrizi

Eshte mesuese e Abetares dhe Gjuhes Shqipe. Ajo ka mbaruar shkollen per mesuese ne Universitetin Fan.S.Noli ne qytetin e Korces, dega Cikli i Ulet. Teuta ka punuar si mesuese ne ciklin e ulet per 19 vite ne qytetit e Pogradecit. Mbasi levizi ne US Teuta ka dhene kontributin e saj per mesimin e gjuhes shqipe ne shkollen “Drita”ne Çikago per gati 2 vjet. Nje nga deshirat qe ka Teuta eshte qe gjuha shqipe te flitet dhe te shkruhet nga te gjithe shqiptaret kudo neper bote.

Klodiana Isufi

Klodiana eshte diplomuar ne Universitetin “Eqerem Cabej” ne Gjirokaster. Ajo ka punuar ne Shqiperi per 12 vjet si mesuese e arsimit fillor per klasat I-V duke ecur gjithmone me parimin: Nje femije, nje mesues, nje liber dhe nje laps mund te ndryshojne boten.

Bashkim Braho Për biografinë e plotë

Bashkim Braho ka mbi 50 vjet që i është dedikuar valles dhe kulturës Shqiptare. Ai vallëzoi profesionalisht në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë për 26+ vjet. Karriera e tij e gjerë dhe e suksesshme artistike përfshin turne ndërkombëtare në gjashtëmbëdhjetë vënde në Evropë, Afrikë dhe Azi. Tek Shkolla Shqipe ai mban gjallë kulturën dhe vallet Shqiptare ku u mëson fëmijëve valle nga të gjitha krahinat Shqiptare.

Silvana Lika Mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë, Niveli i Parë

Silvana ka Bachelor of Science dhe dy Master në Psikologji: në Psikologjinë Kërkimore dhe Psikologjinë Klinike të Aplikuar nga Universiteti i Tunizit. Ajo erdhi në Amerikë në vitin 2007 dhe filloi punë në Shkollën Internacionale të Bostonit ku i lindi dëshira të bëhej mësuese. Silvana mbaroi Master për Edukim në Lesley University dhe është e liçenuar në Massachusetts si mësuese e fëmijëve me dhe pa-paaftësi, Prek-2.

Vjollca Avrami Kordinatore

Vjollca Avrami ka qënë një nga mësueset e para të Shkollës së Gjuhës dhe Trashëgimisë Shqipe, dhe ka punuar pa u lodhur që në fillim të hapjes së saj në Mars 2006. Ajo ka punuar me pasion dhe dëshirë të madhe për të ndihmuar dhe kultivuar tek fëmijët mësimin e gjuhës shqipe, krenarinë per kulturën dhe historinë e të parëve të tyre. Vjollca është kordinatorja e shkollës.

Ajlida Selimi Koçi Mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë, Niveli i Dytë

Ajlida është doktorante në Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor në Teori dhe Kritikë Letrare. Ajo është pjesë aktive e studimeve shqiptare, duke marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare me fokus çështjen, kulturën dhe letërsinë shqiptare. Në 2010 ka filluar punë si redaktore letrare dhe, prej vitit 2015, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Me ardhjen në SHBA, punon në Salem Public Library.

Vilma Çako Mësuese e Matematikës

Bashkim Braho ka mbi 50 vjet që i është dedikuar valles dhe kulturës Shqiptare. Ai vallëzoi profesionalisht në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë për 26+ vjet. Karriera e tij e gjerë dhe e suksesshme artistike përfshin turne ndërkombëtare në gjashtëmbëdhjetë vënde në Evropë, Afrikë dhe Azi. Tek Shkolla Shqipe ai mban gjallë kulturën dhe vallet Shqiptare ku u mëson fëmijëve valle nga të gjitha krahinat Shqiptare.

Klea Arapi Mësuese e Parashkollorëve

Klea Arapi ka Bachelor's Degree në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi, si dhe Master të Shkencave në Mësimdhënien e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë nga Universiteti i Vlorës "Ismail Qemali". Ka punuar dy vite si mësuese e gjuhës shqipe për nxënësit e klasës së pestë dhe të gjashtë, në shkollën "Muco Delo" të qytetit të Vlorës. Në vazhdimësi të studimeve për Early Childhood Education. Punon si mësuese zëvendësuese në Quincy Public School. Ajo që e ka bërë pjesë e Shkollës Shqipe është dashuria për gjuhën amtare dhe dëshira e madhe për ta përcjellë atë në breza.

Daniela Field Mësuese e Matematikës

Daniela Field ka Bachelor of Science nga MIT në Matematikë me Computer Science. Daniela është mësuesja e matematikës për studentët e nivelit parashkollor dhe K1-2. Ajo ka mbi 10 vjet përvojë në mësimdhënie dhe tutorim për studentët nga klasa e parë deri në kolegj. Daniela ka dhënë mësim për matematikë, shkencë, teknologji ne MIT, dhe tutorim për teste si psh MCAS, PSAT, SAT, ACT.

Irma Hasko Mësuese e Historisë dhe Gjeografisë

Irma eshte e diplomuar ne Universitetin Aleksander Xhuvani ne Elbasan, dega Bachelor Histori-Gjeografi dhe si dhe Master Profesional per Histori-Gjeografi me profil minor Edukate Qytetare! Irma ka kryer profesionin e mesuesise prej 7 vitesh ne Shqiperi! Deshira e saj ne US eshte te degjoj femijet e familjeve shqiptare, te flasin e shkruajne shqip, te ruajne gjuhen dhe trashegimine kulturore, te mesojne per figuren e Skenderbeut, heroin kombetar! Pervec profesionit te mesuesise, Irma eshe e trajnuar dhe per Menaxhim Hoteli, eksperience 3- vjecare! "Shpresa kryesore e nje kombi, qendron ne edukimin e drejte te te rinjve te tij!"

Valioda Cacollari Mësuese e Mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë

Valioda Cacollari ka Bachelor's Degree ne Gjuhen Shqipe dhe Letersi, si edhe Master te Shkencave ne Mesimdhenien e Gjuhes Shqipe dhe Letersise nga Universitetin e Vlores" Ismail Qemali". Deshira per te ushtruar profesionin e mesueses lindi kur perfundoi klasen e tete dhe vazhdoi shkollen e mesme pedagogjike " Kristo Isak" ne qytetin e Beratit. Rruga e jetes se saj ndryshoi duke ardhur ne USA, por deshira dhe dashuria per mesimdhenien vazhdon te jete ne zemren e saj po aq sa malli dhe deshuria per Shqiperine. Aktualisht punon me femijet me aftesi ndryshe si Behavior Therapist ne Worcester. Te kontribuoje si mesuese ne Shkollen Shqipe per Valioden eshte nje ndjesi vertete e vecante, t'u mesoje sa me shume femijeve qe gjuha jone mbart vlera shume te medha dhe sa krenar jemi qe mbajme emrin shqiptare.

Eni Xheli Mësuese

Eni eshte diplomuar ne 2007 ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja ne universitetin e Tiranes,dega Anglisht- Mesuesi. Ajo ka punuar si mesuese e Gjuhes Angleze ne shkolla shteterore dhe private ne Shqiperi dhe ka nje experience te gjate si mesuese per ciklin parashkollor- kl.e 6te. Eni ka ushtruar kete profesion nga viti 2007-2022,duke e dashur fort dhe duke e konsideruar nje mision te vecante.

Eriselda Metiu Mësuese

Eriselda eshte diplomuar ne Universitetin e Vlores Ismail Qemali si mesuese per Cikel te Ulet. Ajo ka perfunduar programin Master ne Administrim dhe Arsim ne Universitetin e Tiranes. Eriselda ka dhene mesim per 4 vjet ne shkollen “Imena” perpara se te levizte ne USA. Aktualisht eshte e punesuar ne shkollen publike ne Worcester ku eshte e specializuar ne mesimdhenie me grupe te vogla nxenesish.