Mire se vini
Shkolla e Gjuhës Shqipe dhe e Trashëgimisë 'Besa' i hapi dyert e saj në Mars të vitit 2006. Qëllimi i shkollës është që fëmijët Shqiptarë të ruajnë gjuhën dhe traditat e vendit tonë. Klasat zhvillohen të Dielave në UMASS Boston. Programi i shkollës bazohet në metodologjinë për mësimin e Gjuhës Shqipe që përdoret në Shqiperi. Klasat janë të ndara në 6-10 nxënës për të siguruar cilësinë e mësimdhënjes dhe përqëndrimin e nxënësve. Në klasën e Gjuhës Shqipe ne afrojmë 4 nivele: Parashkollor, Para-Abetare, Abetare, Gjuhë dhe Lexim Përveç mësimit shkollor, ne kemi klasa valleje nën drejtimin dhe përkushtimin e Zotit Bashkim Braho. Shkolla i fton të gjithë prindërit që jetojnë në Boston dhe përreth t'i regjistrojnë fëmijët, jo vetëm që ata të mësojnë shkrimin dhe leximin, po edhe që të njihen me bashkëatdhetarët e moshës së tyre.
Niveli Parashkollore
Klasa për parashkollorët zhvillohet:
Të Shtunën ora 10-12pm
Për fëmijët e moshës 2-5 vjeç
Objektiva dhe qëllimi i klasës është:
Zhvillimi i gjuhës së folur shprehëse
Zhvillimi i dëgjimit dhe kuptimit të gjuhës
Zhvillimi i konceptit numerik
Njohja e numrave në gjuhën shqipe
Zhvillimi grafo-motor
Niveli i Abetares
Klasa e Abetares zhvillohet:
Të Shtunën ora 10-11:15pm
Për fëmijët e moshës 5-8 vjeç
Metoda është e bazuar në sistemin e Shkollave në Shqipëri.
Qëllimi është që:
Fëmijët të mësojnë shkronjat e alfabetit
Fëmijët të fillojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe kuptojnë gjuhën shqipe
Niveli i Gjuhës dhe Letërsisë
Klasa e Gjuhës Shqipe zhvillohet:
Të Shtunën ora 10-12pm
Mosha e fëmijëve në këtë nivel është 9-12 vjeç
Metoda është e bazuar në sistemin e shkollave në Shqipëri. Qëllimi është:
Njohja dhe mësimi i rregullave gramatikore të Gjuhës Shqipe
Përvetësimi i gramatikës dhe leximit të gjuhës shqipe
Edukimi i fëmijëve për letërsinë shqiptare dhe autorët e njohur shqiptarë
Fort Square Church -16 Pleasant St, Quincy MA 02169
Salem State University, Bertolon School of Business, 352 Lafayette St, Salem MA 01970.